Për kompensimet e dëmeve nga vërshimet në Tearcë, komuna pret mbështetje nga Qeveria

Gati një muaj pas vërshimeve në Komunën e Tearcës ene nuk ka filluar kompensimi i dëmëve. Kryetari i kësaj komune Nuhi Neziri thotë se komisioni është duke bërë vlersimin e dëmëve dhe për të njejtat pret ndihmë nga qeveria.

Kështu ishte situata në Komunë të Tearcës pas vërshimeve me 5 korrik të këtij viti.

Shtëpi të demoluara, toka bujqësorë të përmbytura dhe e gjithë kjo vetëm për një kohë të shkurtë nga reshjet e shiut. E për kompensimin e dëmeve kryetari i kësaj komune Nuhi Neziri tha se komisioni ende është duke bërë vlerësimin e dëmeve materiale të shkaktuara nga këto vërshime.

“Komisioni është duke bërë vlerësimin konkret, janë mbi 86 raste por mund të drejtoheni edhe tek komisioni për të marrë të dhëna të sakta mbi dëmet dhe vlerësimet që bëhen, komisioni fillimisht ka bërë kategorizimin e tyre dhe më pas vlerësimin” – tha Nuhi Neziri, kryetar i Komunës së Tearcës.

Por sipas kryetarit të komunës së Tearcës, komuna nuk është në gjendje që të mbuloje dëmet dhe sipas tij këtë ndihme presin që të vije nga qeveria e cila do t’iu vjen në ndihme qytetarëve të kësaj komune.

“Fatkeqësisht edhe në buxhet edhe në parashikimet që janë bërë në fillim të përpilimit të buxhetit, këto mjete për të cilat me kaq dëme të përmasave të tilla është e pa mundur por edhe me vendim të këshillit të komunës ka një iniciativë që të themelohet një fond solidar i cili do t’iu vjen në ndihmë qytetarëve dhe në parim këtë mbështetje e presim nga qeveria, gjë për të cilën janë zotuar” – tha Nuhi Neziri, kryetar i Komunës së Tearcës.

Ndryshe, dëmet e shkaktuara në Komunë të Tearcës përveç dëmeve materiale në shtëpi dhe infrastrukturë, dëmtuan edhe të mbjellat e buqëve që janë të pakët në këtë zonë, pasi shumica e banorëve të kësaj zone janë në mërgim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu