“Për shqiptarët jap edhe jetën”, Gold AG përlot me deklaratën

Në studion e Shqiptarët për Shqiptarët, së bashku me Elvis Naçin dhe Sidrit Bejlerin ka qenë i ftuar edhe këngëtari i njohur nga Kosova, Arjan Agushi, i njohur gjerësisht si Gold Ag.

Ky i fundit bëri një deklaratë befasuese dhe që prek zemrat e të gjithë shqiptarëve, teksa tha se për të ndihmuar shqiptarët, është gati të japë edhe jetën.

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë nuk ka të madhe të vogël që të mos ngrihet në këmbë. Kjo situatë na gjeti të papërgatitur, por jemi mundur të bëjmë gjithçka.

Për fjalën “shqipni” gjithmonë kemi luftuar. Nuk ka kufij që na ndajnë, apo që e humb dashurinë që kemi për njëri-tjetrin. Edhe me vdek nuk e kam problem, vetëm të kontribuoj me sa kam zemër për shqiptarët”, tha këngëtari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu