Për të shpëtuar karierën politike Bilal Kasami “BESËN” e shqiptarit ja fali maqedonasve

Ish kryeministri Zaev para se ti ofronte koalicion parazgjedhor Lëvizjes Besa të Bilal Kasamit, ofertën për koalicion parazgjedhor ja ofroi Alternativës të Afrim Gashit. Alternativa e Afrim Gashit atë kohë e kundërshtoi një koalicion të mundshëm parazgjedhor me LSDM-në pasi në këtë mënyrë humbte pesha e votës shqiptare, ku pastaj u arrit koalicioni i shumë pritur nga qytetarët mes Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët, shkruan InfoShqip.

Pas arritjes së koalicionit ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Lëvizja BESA e Bilal Kasamit ishte në një situatë shumë dëshpëruese. Bilal Kasami dhe Lëvizja Besa ishin të vetëdijshëm që nuk mund të mbijetonin politikisht, pasi strukturat e tyre shtriheshin vetëm në disa rrethe të Tetovës dhe duke ngelur të vetëm në garë rezikohej seriozisht mbijetesa e tyre politike. Duke ju referuar sondazheve në rastin më të mirë ata do mund të mernin vetëm një deputet, që praktikisht nënkuptonte edhe fundin politik të partisë së tyre.

Të ballafaquar në një situatë të tillë, ata ishin të gatshëm për çdo kompromis vetëm e vetëm për të zgjatur qoftë edhe sadopak jetëgjatësinë e tyre politike, mes shumë hamendësimesh se si do veprojnë, Lëvizja BESA zgjodhi një opsion shumë befasues, për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, një parti shqiptare do bënte koalicion parazgjedhor me një parti maqedonase. Kasami në shpejtësi e sipër në një koalicion pa bisedime paraprake që u arrit në më pak se një javë, zyrtarizoi marrëveshjen me Zaevin i cili, pas katër vitesh po mendonte “karemin” e radhës si të fitojë vota nga shqiptarët.

Ky koalicion ishte befasues në dy aspekte, qoftë atë praktik, ku për herë të parë një parti shqiptare koalicionon para zgjedhjeve me një maqedone, por edhe në aspektin simbolik që lidhet me vetë emrin e partisë.

Besa cilësohet si themeli i traditës dhe historisë shqiptare dhe jo më kot, Kasami akuzohet se “Besën” e shqiptarit ua fali maqedonasve vetëm për të shpëtuar karierën politike. /InfoShqip.com

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu