jë makinë është përfshirë nga flakët në ecje.
Drejtuesi i mjetit konstatoi tymin në makinë dhe ndaloi menjëherë automjetin.
Ai mundi të largohej dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje. Paraprakisht dyshohet një defekt teknik në makinë.