Përfundoi pushimi dimëror, nesër nxënësit e Maqedonisë ju kthehen bankave shkollore

Rreth 270 mijë nxënës, prej të cilëve 188 mijë të shkollave fillore dhe 80 mijë të shkollave të mesme, nesër do të kthehen në bankat shkollore për fillim të gjysëm vjetorit të dytë të vitit shkollorë 2016/17, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pushimi dimëror u vazhdua me rekomandim të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që të ndalohet përhapja e gripit.

Ndërsa nga e hëna e ardhshme më 30 janar, do të fillojë testimi ekstern për 18,600 maturantë dhe do të zgjas deri më 3 shkurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu