Përfundoi takimi Zaev – Ahmeti, janë shkëmbyer emrat e pesë kanidatëve konsesual presidencial

Në Klubin e Deputetëve ka mbaruar takimi ndërmjet liderit të Lidhjes Social Demokrate të
Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev dhe liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, transmeton Portalb.mk.

Zaev ka deklaruar se gjatë takimit janë shkëmbyer emrat e pesë kandidatëve konsesual presidencial, siç tha ai, favorit edhe për popullatën sipas anketave të fundit. Ai refuzoi të tregojë emra.

“Kemi shkëmbyer emrat e pesë kandidatëve konsesual presidencial. Më vjen mirë që edhe qytetarët shqiptarë, turk, vllahë i japin përkrahje një numri më të madh të kandidatëve që i kemi intervistuar, përfshirë edhe Dimitrovin. Anketat thonë, ata janë më të njohurit për popullatën. Ne kemi ndarë emra, e dini e si kandidatë kemi pasur shqiptarë, maqedonas”, tha Zaev.

Duke sqaruar më tej, ai tha se për vendimin e kandidatit të përbashkët do të vendosin organet e partisë, procedurë kjo që duhet të përfundojë gjatë kësaj jave, kurse gjatë javës tjetër do të publikohen emrat.

“Tash duhet të vendosim se vlen ose jo një kandidatë të përbashkët, kurse emri do të bëhet i ditur javën ardhshme”, tha Zaev. Zaev edhe një herë ka hedhur poshtë mundësinë për kandidim në zgjedhje presidenciale. “Unë jam ekonomist, dhe dua të mbeten në realizimin e investimeve ekonomike, dhe dua të mbetem në premtimet e mija, për dobinë e qytetarëve”, tha Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu