Përfundojnë bisedimet mes Turqisë dhe Amerikës për operacionet në Siri, ja vendimet që u morën

Turqia dhe SHBA-ja vendosën krijimin e një qendre të përbashkët për kryerjen e operacioneve ushtarake përballë tensioneve midis forcave kurde dhe turke në veri të Sirisë, njoftoi sot Ankaraja.

Njoftimi bëhet publik pas tre ditësh bisedimesh intensive me SHBA-në, në përpjekje për të shmangur një tjetër operacion ushtarak turk në veri të Sirisë.

Dy palët ranë dakort të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shmangur shqetësimet e Turqisë dhe brenda këtij kuadri për të krijuar sa më shpejt në Turqi një qendër të ërbashkët operacionesh për të koordinuar dhe menaxhuar ngritjen e zonës së sigurisë me SHBA-në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu