Përfundojnë zgjedhjet e BDI-së në Tetovë, ja kush fitoi garën për kryetar dege

Zgjedhjet brenda partiake të Bashkimit Demokratik për Integrim përfunduan edhe në Tetovë ku nga dy kandidatët që garuan, Festim Halili dhe Florin Besimi, me shumicë votash u zgjodh kryetar dege Florin Besimi.

Nga gjithësej 123 votues, Florin Besimi mori 83 vota, 36 vota shkuan për Festim Halilin dhe 4 vota u shpallën të pavlefshme.

Të pranishmëve në sallë i’u drejtua fillimisht kryetari i sapozgjedhur i degës Florin Besimi e më pas edhe kandidati tjetër Halili./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu