Përmbytet East Gate Mall: Mbyll provizorisht qendrën tregtare për të evakuar vizitorët dhe punonjësit (VIDEO)

Si pasojë e kushteve të këqija atmosferike që shkaktuan përmbytje në të gjithë territorin e qytetit të Shkupit, në rrjetin rrugor ka pasur derdhje të ujërave të zeza nga kanalizimi i qytetit në garazhet nëntokësore të qendrës tregtare East Gate Mall.

Në këto kushte, menaxhmenti i qendrës tregtare ka marrë vendim për mbylljen provizore të qendrës tregtare për publikun dhe evakuimin e vizitorëve dhe punonjësve.

“Aktualisht, për sigurinë e vizitorëve, automjetet në garazhin nëntokësor të qendrës tregtare do të qëndrojnë të parkuara deri në sa uji të boshatiset. Ndërsa shërbimet teknike në qendrën tregtare po punojnë për shkarkimin e ujit nga garazhet nëntokësor. Puna do të vijojë gjatë gjithë natës deri sa hapësira e mbuluar me ujë të zbrazet plotëisht. Në varësi të ecurisë së aktiviteteve për sanimin e përmbytjeve, qendra tregtare do të informojë nesër publikun nëse do të jetë e hapur për klientët.”– bëjnë të ditur nga menaxhmenti i qendrës tregtare.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu