Përplasje mes BDI-së dhe LSDM-së për Entin e Revizionit Shtetëror

Partnerët e koalicionit parlamentar, përkatësisht LSDM-ja dhe BDI-ja me kandidat të ndryshëm për Entin e Revizionit Shtetëror. Në seancën e Komisionit Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, nga BDI-js propozuan ish-zëvendësdrejtorin, Naser Ademi.

“Propozoj Naser Ademin, sepse derisa ka qenë si nënkryetar, të gjitha raportet ndërkombëtare për këtë person derisa ka udhëhequr institucionin, flasin për punë të suksesshme të Entit të Revizionit. Pasi nuk ka konsensus mes partive dëshirojmë të jetë kryetar një person i dëshmuar si i suksesshëm”, deklaroi Ejup Alimi, BDI. Ndërsa nga LSDM-ja u arsyetuan se pavarësisht rezultateve të z. Ademi, nuk duhet dikujt t’i mundësohet 18 vjet të ketë pozicione udhëheqëse në këtë institucion. “Duke mos e kontestuar punën e z. Ademi, ne nuk dëshirojmë që dikush të lidhet 18 vjet me mandat në Entin shtetëror për revizion.

Këtë nuk e rekomandojnë ad nga Bashkimi Evropian. Andaj ne propozojmë z. Adem Curri i cili punon në këtë institucion, ka përvojë dhe tani të të jetë udhëheqës”, tha Muhamet Zeqiri, LSDM. Nga BDI-ja insistuan se Naser Ademi mund të jetë drejtor për shkak se ai nuk e ka pasur këtë pozicion, por ka pasur pozitën e zv/drejtorit. Megjithatë, Naser Ademi si propozimi i deputetit të BDI-s, Ejup Alimi, nuk u mbështet nga asnjë deputet tjetër. Për këtë arsye deputeti Alimi u largua nga seanca. Ndërsa kandidati Adem Curri mori 5 votat e LSDM-së dhe një të Lëvizjes BESA, po nuk votuan gjashtë deputetët e VMRO-DPMNE-së. Votimi i këtillë sipas kryetarit të komisionit Ilija Dimovski nënkupton që nuk kishte shumicë të votave, pasi të pranishëm në sallë ishin 12 anëtar të komisionit, ndërsa 6 tjerë nuk u shprehën. Menjëherë reaguan deputetët e LSDM-së. Seanca do vazhdoj pas një pauze 15 minutëshe./Alsat-M


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu