Personi që publikoi përgjimet “El Cheka” i shkruan letër Zaevit, ka një kërkesë për të (FOTO)

Personi “El Cheka” po vazhdon të publikoj përgjime në profilin e tij në facebook, në një përgjim të ri apo siç njihen në popullatë me emrin “Bomba”, përgjimi zgjat rreth 5 minuta dhe bashkëbisedues pretendohet të jenë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi.

Në përgjimin, të njëjtët bisedojnë rreth deklaratave të Branko Cërvenkovskit dhe qëndrimet e Nikolla Gruevskin kundrejt politikave të Cërvenkosvskit.

Përveç përgjimit personi “El Cheka” në profilin e tij në facebook ka shkruar edhe një status, ku i drejtohet kryeministrit Zoran Zaev. Cheka shkruan se është i gatshëm të kthehet në Maqedoninë e Veriut dhe të ballafaqohet me paditë e ngritura kundër tij me kusht që edhe kryeministri Zaev të del para Gjykatës për kryerjen e veprës së njëjtë para disa viteve.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu