Petkov: Tani Shkupi e ka fjalën

Kryeministri i Bullgarisë në largim, Kiril Petkov ka folur për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, largimin e vetos dhe zhvillimit për të ardhmen.

Ne me pranimin e propozimit francez kemi mbrojtur edhe interesat nacionale por ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për vendimet e shteteve fqinje. Shkupi tashmë e ka në dorë të ardhmën e tyre” ka thënë Petkov për radion kombëtare bullgare.

Bashkëpunimi i dy shteteve kalon nëpërmjet definicioneve të përbashkëta për definicione historike, ku mbrojmë faktet historike nga diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes” ka shtuar ai.

Petkov ka thënë se tashmë loja luhet në Maqedoninë e Veriut dhe sipas tij përgjegjësia bie në shtetin fqinj pasi ata e kanë kryer detyrën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu