Pezullohet përkohësisht vendimi për arrestimin e Kurtit

Gjykata themelore e Prishtinës ka vendosur që ta pezullojë vendimin për ndalimin dhe arrestimin e Albin Kurtit – kandidatit për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kurti akuzohet për përdorim të armës, apo mjetit të rrezikshëm në vazhdimësi, akuzë që ka të bëjë me hedhjen e gazit lotsjellës në legjislaturën e kaluar, kur opozita pengonte në forma të tilla kalimin e Demarkacionit dhe Asociacionit.

“Pezullohet përkohësisht ekzekutimi i urdhëresës për ndalimin, arrestimin dhe dërgimin në qendër të paraburgimit të akuzuarin, Albin Kurit”, thuhet në urdhëresen e Gjykatës Themelore të Prishtinës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu