“‘Pijet energjike’ janë rrenë, namazi të jep krahë”, Getinjo tregon se po i përkushtohet fesë islame

Reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo, është shprehur hapur për përkushtimin e tij ndaj fesë Islame përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Artisti, i cili është pjesëmarrës i njohur i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ka ndarë një mesazh reflektues me ndjekësit e tij.

Postimi në InstaStory vjen si një surprizë për shumë prej adhuruesve të tij, ku Getinjo shkruan: “Namazi të jep krahë”.

Këto fjalë janë shkruar në një fotografi që reperi ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e tij.

Ky postim është interpretuar nga shumë si një shenjë e thellimit në fe nga ana e tij dhe një ndryshim i mundshëm në mënyrën se si ai shikon botën dhe jetën e tij artistike.

Vlen të kujtohet se Getinjo ka qenë një figurë e spikatur në formatin Big Brother VIP Kosova 1, ku gjithashtu formoi një lidhje me banoren Vivien brenda mureve të shtëpisë të famshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu