Piketohen emrat e organizatorëve të ngjarjeve të 27 prillit

Pas një procedurë hetimore disamujore, prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore sot deri tek Gjykata Penale –Shkup, ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave. Të akuzuarit ngarkohen me veprën penale: Rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë. Ndërsa për dy persona të cilët janë të pakapshëm për organet e rendit, procedura është ndërpre deri në gjetjen e tyre.

Të akuzuarit janë ish-kryeparlamentari Trajko Veljanovski, ish-ministri i transportit, Mile Janakievski, ish-ministri i Punës Sociale Spiro Ristoski dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Procedura është ndërprerë për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-kryeshefin e DSK-së, Nikolla Boshkovski, për shkak se nuk janë në dispozicion të organeve të ndjekjes dhe janë në arrati.

“Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori kompetent deri tek gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Penale-Shkup ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit për njërin nga të akuzuarit, derisa për dy të tjerë ka kërkuar që masa e paraburgimit të zëvendësohet me arrest shtëpiak”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu