Piloti amerikan tregon: “Misioni sekret i shpëtimit në Shqipëri”

Hayes, me origjinë nga Iowa, ishte një rekrut në moshën 21 vjecare, kur u caktua në skuadrën e evakuimit mjekësor – tani ai tregon për peripecitë e udhëtimit të tij të 7 Nëntorit 1943

Kur tekniku aeronautik Harold Hayes, hipi në bordin e avionit ushtarak në 7 Nëntor të vitit 1943, në Sicili, ai sigurisht priste që pas dy orësh udhëtim të ulej me avion diku afër në Itali. Në fakt, kjo nuk ndodhi. Të katër anëtarët e ekuipazhit dhe të 26 pasagjerët e avionit humbën rrugën përgjatë një stuhie në ajër që përfshiu themrën e Italisë nga ku u nisen, duke u detyruar që të uleshin pranë një liqeni në në zonë të thellë në Shqipërinë e pushtuar nga nazistët, e më pas tu përvidheshin trupave armike për dy muaj me rradhë deri në mesnatën kur u shpëtuan nga një anije angleze e cila ishte ankoruar në brigjet shqiptare.

“Sigurisht që ishtë dicka që askush nga ne nuk e priste”, thotë Harold Hayes, 91 vjecari nga Medford, “menduam që do të ishim në Itali për një periudhë shumë të shkurtër kohe e më pas do të ktheheshim”.

Harold është anëtari i fundit ende i gjallë i grupit prej 30 personash, historia e të cilëve është treguar në librin “Misioni Sekret i Shpëtimit: Historia e Patreguar e Mjekëve dhe Infermiereve Amerikane pas Frontit Nazist”, libër i shkruar nga Cate Linberry.

Libri është shkruar në mënyrë të tillë që të mban pezull me tregimin e peripecive gjatë largimit të grupit prej 30 personash nga Shqipëria me ndihmën e oficerëve të zbulimit anglez dhe atij amerikan.

Hayes, me origjinë nga Iowa, ishte një rekrut në moshën 21 vjecare, kur u caktua në skuadrën e evakuimit mjekësor e cila ishte stacionuar në Sicili në fund të vitit 1943. Misioni i skuadrës e cila kishte 13 infermiere femra në bordin e avionit, ishte që të fluturonte nëpër Itali për të bërë transportimin dhe evakuimin e të plagosurve dhe të sëmurëve nga Bari, Itali.

Hayes tregon për peripecitë e udhëtimit të tij të 7 Nëntorit 1943. I gjithë grupi kishte rreth tre ditë që bëhej gati të nisej në fluturim nga Sicilia, por për shkak të motit të keq një gjë e tillë nuk u bë e mundur, deri më datën 7 Nëntor.

“Qielli atë ditë ishte i pastër”, thotë ai. “Gjatë rrugëtimit-, vazhdon ai, – pashë një re të vogël puplore, por sa më shumë që zgjatej rruga aq më shumë shtoheshin retë dhe prishej koha. Më pas vumë re se krahët e avionit kishin zënë akull. Në momentin kur gjetëm një të carë nëpër re që ti shpëtonim kohës së keqe, u shfaq një avion gjuajtës gjerman me të cilin piloti ynë lozi si macja me miun deri në momentin që e humbëm nga sytë. Pas kësaj loje të gjatë në ajër ku me re e ku pa re, ekuipazhi i avionit kishte humbur rrugën. Pa dijeninë e tyre, ata kishin kaluar detin Adriatik, vijën e frontit pas territorit armik. Me avionin që kishte fare pak karburant, piloti vendosi që ta ulë në buze të një liqeni të vogël. Piloti bëri një ulje shumë të vështirë dhe profesionale, në fund pasi avioni ndaloi përfundimisht, pamë se ishte ngulur me hundë në balte”. Më tej Hayes vazhdon: “Pas peripecive të fillimit, hasëm në një grup të vogël partizanësh, njëri prej të cilëve fliste pak anglisht, na spjegoi se trupat gjermane ishin rreth 4 orë larg. Të nesërmen, u kthyem tek avioni, shpëtuam c’mundëm nga pajimet tona e më pas i vumë flakën avionit”.Ndërkohë, prindërit e Hayesit, në datën 26 Nëntor, kishin marrë një telegram nga Departamenti i Luftës i cili shkruante: “Me keqardhje ju njoftojmë se djali juaj Harold Hayes, teknik i klasës së tretë, ka humbur në zonën Afrikano-Veriore që në datën 8 Nëntor”.

Për shkak se trupat armike kishin pushtuar qytetet më të mëdha dhe në mënyrë periodike qarkullonin edhe nëpër fshatrat e vogla, grupi prej 30 personash qëndronte larg rrugëve të rrahura, dhe më së shumti udhëtonte natën. Në shumë raste ndodhte që nazistën të hynin në fshatin prej të cilit Hayesi dhe grupi i tij, nuk kishte pak që ishin larguar. Ushqimi që hanin ishte shumë i keq. Ndodhte që të kalonin dhe 25 orë pa ngrënë, vetëm me ndonjë copëz të vogël buke misri. “Ndonjëherë ndodhte që të ecnim për 24 orë pa ndaluar fare, kishte raste që ecnim për 40 orë rresht pa u ndalur fare, qoftë edhe për të fjetur”-, thotë ai. Më në fund, i gjithë grupi mbërriti në bregdet, ku pas 63 ditësh ecjeje nëpër Shqipëri, i priste një anije angleze në mesnatë.

“Dikush më tha që, kjo ishte një nga ato eksperienca që askush nuk do të donte ta kalonte qoftë edhe për një milion dollarë. Unë nuk do të doja ta përsërisja as edhe për dy”-, përfundon Hayes.

Hayes më pas, pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, përfundoi shkollën e inxhinierisë aeronautike me gradën rreshter. Ai dhe gruja e tij Betty, të martuar që prej 69 vitesh, kanë dy vajza të rritura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu