Plani amerikan i paqes për Palestinën dhe Izraelin mund të shtyhet për në nëntor

Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-ve për Lindjen e Mesme, Jason Greenblatt tha se plani i paqes për Lindjen e Mesme që njihet ndryshe si “Marrëveshja e Shekullit” mund të bëhet i ditur në nëntor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në konferencën vjetore të “The Jerusalem Post” në New York, Greenblatt tha se plani i paqes për Lindjen e Mesme, zbulimi i të cilit pritet një kohë të gjatë mund të mbetet për në nëntor për shkak të zgjedhjeve në Izrael.

Greenblatt tha se ekipi i presidentit amerikan Donald Trump, për njoftimin e planit të paqes të cilin e kishte menduar ta zbulojë këtë verë, mund të presë qeverinë e re që do të formohet pas zgjedhjeve të parashikuara për në shtator në Izrael.

Duke refuzuar të japë detaje në lidhje me planin e paqes, Greenblatt tha: “Ne kemi në dorë diçka shumë të ndjeshme. Nëse e mbajmë fort të mbyllur, rrisim shanset e suksesit”.

Jared Kushner i cili është një nga kryearkitektët e planit si dhe dhëndërri dhe këshilltari i lartë i Trumpit, në prill në një intervistë të emëruar “Time100” të revistës “Time” tha se plani i paqes për Lindjen e Mesme do të shpallej pas muajit të Ramazanit.

Ai ka vënë në dukje se plani i paqes për Lindjen e Mesme normalisht do të paraqitej në fillim të vitit, por kjo u shty pas një vendimi për zgjedhje të parakohshme në Izrael këtë vit.

“Nuk do të detyrojmë asnjë vend”

Greenblatt tha se “Marrëveshjet me Izraelin dhe shteteve arabe që nuk duan t’i japin palestinezët kanë një kufi. Ne nuk do të detyrojmë asnjë vend të shkojë përtej pozicioneve ku ata janë të rehatshëm”.

Ai ka tërhequr vëmendjen se janë të përqendruar në konferencën që aktualisht do të zhvillohet në Bahrein për planin e paqes në Lindjen e Mesme. “Samiti i Bahreinit synon të tregojë se çfarë do të ndodhë me ekonominë e Palestinës në rast të një marrëveshjeje të paqes”, tha Greenblatt.

Në konferencën ku do të diskutohen investimet për ekonominë palestineze në Bahrein më 25-26 qershor, me administratën e Trumpit pritet të marrin pjesë edhe Egjipti, Maroku, Jordania, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari.

Ndërkohë që pala palestineze ka njoftuar se asnjë përfaqësues palestinez nuk do të marrë pjesë për shkak të tensioneve të përjetuara me administratën e Trumpit në çështjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Mbështetje ndaj deklaratës për aneksimin e Bregut Perëndimor

Greenblatt, në fjalimin e tij në Manhattan ka dhënë mbështetje ndaj deklaratës së ambasdorit të SHBA-ve në Izrael David Friedman se “Izraeli ka të drejtë të aneksojë një pjesë të Bregut Perëndimor”.

“Unë e mbështes këtë deklaratë. Ndërsa mbrojtjen e deklaratave të David unë ia lë vetë atij”, ka thënë Greenblatt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu