Plas tek Kroatët, komentatori i futbollit shpërthen ndaj presidentes me deklarata

Komentatori i futbollit në Kroaci, Josko Jelicic ka theksuar se meritat për këtë triumf i kanë lojtarët.

Ai ‘shpërtheu’ në një pikë të bisedës së tij në emision dhe akuzoi ashpër politikanët dhe u tha atyre se nuk e meritojnë fare të festojnë këtë arritje të kombëtares, shkruan GazetaBlic

Ai tha se presidentja dhe politikanët nuk duhet të ndërhyjnë në këtë fitore, pasi nuk kanë aspak merita.

“Më vjen keq dhe jam krenar për këtë, kam parë djemtë që qanin në stadium, është e vështirë për mua. Këto lot janë të vështirë për t’u parë, këta djem kanë dhënë gjithçka që kishin”, tha fillimisht Jelicic.

“Ne duhet t’i tregojmë këtyre lojtarëve se sa të kënaqur dhe të gëzuar jemi sonte, sidomos nesër kur kthehen.”

“Ata tani do të fillojnë promovimin e vetes – politikanët, them se ata nuk e meritojnë, sepse për shkak të tyre ne jemi shteti më i varfër në Bashkimin Evropian”, përfundoi komentatori i njohur kroat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu