Plas zjarr i madh në Idrizovë

Gjatë paradites së sotme ka shpërthyer një zjarr në repartin e pranimit të Burgut të Idrizovës.

Raportohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë instalimi i vjetër elektrik. Intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm, kështu që zjarri është vënë nën kontroll dhe shuar plotësisht.

Nuk ka viktima në njerëz, por është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga drejtoria e burgut kanë informuar se zjarrin nuk e kanë shkaktuar të burgosurit dhe se objekti i djegur nuk do të riparohet, për shkak se edhe më herët ishte paraparë që ai të rrënohet për shkak të vjetrimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu