Po i afrohet fundi gjykimit të Koçanit për tenderët e kurdisur në ELEM prej 17 milionë euro

Sot në Gjykatën Penale do të mbahen dy seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Trust” dhe “Tarifa”, njofton Portalb.mk.

Në “Trust” i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan, si dhe dy persona fizik dhe tre juridik, në mesin e të cilëve janë udhëheqësit e ndërmarrjeve “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato”, për pjesëmarrje në tenderin e Elektranave të Maqedonisë.

Në rend janë dëshmitë e palës mbrojtëse, pas së cilës pritet fjalët përfundimtare dhe vendimi.

Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tender në ELEM me vlerë prej 17 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu