Trajneri i Tottenham Pochetino një nga trajnerët që ka përjetuar më së tepërmi emocione këtë sezon ne Champions.
Pas kualifikimit dramatik në gjysmëfinale përballë Cityt me ndihmën e VAR një tjetër mbrëmje akoma më dramatike ka qënë kjo e sotmja për trajnerin e Tottenham.
“E kam shumë të vështirë të flas. Emocioni është i mrekullueshëm, faleminderit futboll.
Lojtarët e mi janë heronj, kam një vit që i them të gjithëve që kam një grup heronjsh.
Faleminderit futboll, ky emocion nuk është i mundur pa futbollin. Faleminderit të gjithëve që kishit besim te ne. Është e vështirë të përshkruaj me një fjalë se çfarë ndjej.
Po flisnim përpara ndeshjes se kur punon dhe kur ndjen dashuri nuk është stres, por pasion. Treguam se e duam sportin e futbollit.
Është e vështirë të konkurrosh në këtë nivel. Jam shumë mirënjohës që jam trajner. Të jem pjesë e futbollit dhe të marr pjesë në një mbrëmje të tillë.
Të gjithë janë heronj por Moura ishte superhero.”
Më pas Pochettino fillon të qajë..
“Nuk dua të harroj familjen time, kjo është edhe për ta. Duhet të jemi gati për ndeshjen e radhës të dielën dhe më pas do të përgatitemi për finalen.” /albeu.com/










