‘Pokemon Go’ ka kaluar çdo limit të arsyes!

Qëkur është lansuar loja ‘Pokemon Go’, shumë njerëz janë lënduar dhe rrëzuar derisa e kishin vëmendjen në kapjen e figurave – e jo te rruga.

Në përpjekje që t’i zënë karakteret, shumë persona kanë rënë në gropa, e madje edhe nga shkëmbinjtë.

Në një rast, në New York, janë parë dhjetëra njerëz që vrapojnë në një drejtim për të kapur një figurë të rrallë.

Siç shihet edhe në foto, shoferët i kanë lënë veturat e ndezura në mes të rrugës, derisa shumë të tjerë vrapojnë pa kontroll.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu