Policët shqiptaro-amerikan i dhurojnë 60 mijë euro për familjen e Afrim Bunjakut

Shoqata e Policëve Shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dhënë një donacion për familjen e heroit Afrim Bunjaku, që ra në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Më saktësisht, kjo shoqatë ka dhuruar 60 mijë euro për familjen e heroit Bunjaku.

Fjala e fundit e teknologjisë zbarkon në Fabrikën e Mobileve “TE NASERI”
Siç raporton RTK-ja, shoqata e ka dorëzuar çekun në vlerë prej 60 mijë dollar në zyret e Konsullatës së Republikës së Kosoës në Nju Jork.

“Ky akt i tyre e bënë krenare edhe gjithë diasporën dhe mburremi nga fakti se edhe pse me mijera kilometra larg ata bashkëndiejnë rrënjet e origjinës dhe se ritmi I jetës se tyre është i lidhur ngusht me fatet e atdheu.” – thuhet në njoftim të shoqatës së tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu