Polici bën gjestin fisnik, hedh armën e shërbimit dhe u bashkohet protestuesve (FOTO)

Një sherif i Michigan u bashkua me protestuesit në Flint Township të shtunën, duke hedhur armën e tij dhe duke thënë:

“Unë dua ta bëj këtë një paradë, jo një protestë”.

Johnie Franklin bëri një fotografi me sherifin e Qarkut Genesee Chris Swanson ndërsa marshoi me protestuesit kundër brutalitetit të policisë dhe në kujtim të George Floyd .

Sherifi Genese Chris Swanson tha:

“Arsyeja e vetme që jemi këtu është të sigurohemi që do të vihet drejtësi. Këta njerëz duan që polici atje t’i përqafojë.”

Ai po fliste para turmës duke protestuar kundër brutalitetit të policisë dhe vdekjes së George Floyd në Minneapolis.

Ishin të shumtë njerëzit që e përgëzuan veprimin e sherifit dhe shkruan në rrjete sociale hashtagun #WalkWithUs.

JJ Milliken, një tjetër përkrahës i Swanson, tha përmes Twitter:

“#WalkWithUs është mënyra se si ne ndryshojmë një sistem që vrau #GeorgeFloyd. Kërkon me shumë kujdes për veprimet dhe besimet tona. Chris Swanson është shembulli që duhet të ndjekin deputetët dhe oficerët.”

Të premten Swanson shkroi për George Floyd në një postimi në “Facebook”.

“Unë bashkohem me qytetarët të zbatojnë ligjin njëlloj, duke bërë thirrje për arrestimin e menjëhershëm të policit që u përfshi në krimin e tmerrshëm.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu