Policia e Kosovës: Do të veprojmë në tërë territorin e Kosovës

Policia e Kosovës ka deklaruar se ata do të veprojnë në tërë territorin e Kosovës për të parandaluar pandeminë COVID-19. Policia e Kosovës ka thënë se vendimet e Qeverisë së Kosovës do të respektohen dhe do të ketë bashkëpunim dhe operim në tërë territorin e Kosovës, po ashtu edhe në Veri të vendit.

Shtabet e krizave në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan i kanë shpallur këto komuna nën karantinë me rekomandim të Institutit të Shëndetësisë Publike të Serbisë, si dhe ministrisë serbe të shëndetësisë, për shkak të konfirmimit të rasteve të reja të infektimit nga korona virusi i ri SARS-CoV-2 të qytetarëve, kështu ka thënë Goran Rakic nga Lista Serbe dje në konferencë për media. Vendimi hyri në fuqi mbrëmë në orën 18:00 dhe do të mbetet deri në një vendim tjetër.

Ky vendim nënkupton se asnjë qytetar nuk mund të hyjë, përkatësisht të largohet nga këto komuna, përveç në raste të çështjeve shëndetësore, furnizimit të banorëve me ushqim, ilaçe dhe nevojat tjera, si dhe të punësuarit në administratën publike në lidhje me aktivitetet e ndalimit të përhapjes së sëmundjes. Po ashtu, të përjashtuar janë edhe ata që merren me shitblerje dhe prodhim.

Ndërsa Serbia ka futur hundët në Mitrovicën e Veriut dhe ka dhënë urdhër për karantinim e saj, nga Qeveria e Kosovës akoma nuk ka asnjë reagim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu