Policia flet për situatën në veri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë incident jemi të gatshëm për të reaguar në rast nevoje

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka folur para mediave lidhur me situatën e sigurisë në katër komunat, ku po ushtrohet procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve aktualë shqiptar.

Elshani ka thënë se situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë, stabile dhe delikate duke marrë parasysh ngjarjet që kanë ndodhur nga viti 2022 e deri tani.

Sa i përket procesit të sotëm të votimit, Elshani u shpreh se çdo gjë është në rregull dhe nuk ka pasur ndonjë incident.

“Policia është e involvuar në planifikimin e ditës së referendumit të sotëm, që do të thotë edhe dje edhe sot ne jemi në vazhdimësi në bashkëpunim me KQZ-në. Mirëpo nuk kemi pa ndonjë problem që është duke ndodhur ose nuk kemi paraparë, nuk kemi inteligjencë e informatë nëse ka mundësi sot të jetë një ditë diçka më e tensionuar”, ka deklaruar Elshani.

Zëvendësdrejtori i policisë shtoi se në rast nevoje, ka mjaftueshëm policë për t’i bërë reagimet e nevojshme. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu