Policia i heq gjashtë muaj patentën deputetit të maxhorancës (FOTO)

Deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Shehut i është hequr patenta për 6 muaj.

Policia Rrugore e Tiranës i ka pezulluar patentën pasi deputeti kishte hyrë në kundravajtje.

Ylli Shehu kishte ngatërruar rrugën në një kryqëzim dhe kur e ka kuptuar ka kthyer makinën në mes të rrugës.

Pikërisht në këtë moment një patrullë e Policisë e ka ndaluar duke marrë masën heqje patente për 6 muaj.

Deputeti është justifikuar para oficerëve të policisë se kishte ngatërruar rrugën, por nuk ka mundur ti shpëtojë gjobës.
Report TV shkruan se deputetit i është hequr patenta 3 ditë më parë, ndërkohë që ai e ka kundërshtuar masën që është marrë nga Policia.

Ylli Shehu është zgjedhur deputet nga listat e Partisë Republikanë por më pas ka kaluar në grupin Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

259109

259108

259111


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu