Policia konfiskon restorantin e Radoiçiqit në veri (VIDEO)

Policia e Kosovës ka konfiskuar sot pasuri të patundshme të kriminelit serb Milan Radojçiqit. Siç bëhet e ditur atij i’u konfiskua restoranti “Grej” në Mitrovicë të Veriut dhe disa banesa në ndërtesën e banimit mbi këtë restorant.

Radoiçiqit është përgjegjës i sulmit në Banjskë të Zveçanit, i akuzuar për terrorizëm dhe është një nga personat e përfshirë në listën e zezë amerikane dhe britanike.

Zëvendësshefi i policisë së Kosovës, Veton Elshani deklaroi se vendimi i konfiskimit është bërë me urdhër të gjykatës, ndërsa po ashtu i është konfiskuar edhe vila e tij luksoze tek Ujmani në Zubin Potok.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu