Politikani austriak jep ‘alarmin’: Vuçiç po planifikon luftë në Ballkan! NATO të përgjigjet

Politikani austriak Gunther Fehlinger bëri disa deklarata të fota në lidhje me situatën e sigurisë në Ballkan.

I ftuar në Euronews Albania, nga Prishtina, ku mori pjesë në ceremoninë për përkujtimin e masakrës së Krushës, Fehlinger tha se Vuçiç po planifikon luftë në Bosnjë dhe veriun e Kosovës.

Politikani austriak i bëri apel NATO-s që të jetë e përgatitur për t’iu kundërpërgjigjur përpjekjeve për destabilizim të Ballkanit të presidentit serb.

“25-vite më parë ndodhi masakra e Krushës dhe sot ata janë të gatshëm t’i përsërisin ato veprime. Ata nuk kërkojnë falje por janë gati t’i përsërisin, kjo është politika e Vuçiç dhe Daçiç. Mua më vjen shumë keq për njerëzit në Krushë të Madhe dhe ceremonia e djeshme ishte një përkujtim i gjenocidit serb.

Serbia me Rusinë po përpiqen të rishkruajnë historinë, ta ndryshojnë atë. Personalisht mbeta i kënaqur që përpjekja e Rusisë dhe Serbisë dështoi të diskutohej në Këshillin e Sigurimit.

Vuçiç po planifikon një luftë në Bosnjë dhe në veri të Kosovës është e nevojshme që autoritetet e NATO-s të jenë në gatishmëri për t’iu përgjigjur. Ky është momenti që Vuçiç ka kërkuar. Ai është gati të nisë një luftë dhe po pret momentin e duhur kur të godasë. Kjo është shumë e rrezikshme për të gjithë ne”, tha Fehlinger.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu