Politikani serb zbulon dy politikanët e Kosovës që po bashkëpunojnë me Gjermaninë

Ish-kreu i të ashquajturit “Trupit koordinues për Kosovë”, Nebojsha Covic, ka thënë se aktualisht është një tollovi rreth ndikimit të ndërkombëtarëve në Kosovë.

Sipas tij ishte e qartë që Ramush Haradinaj kishte bashkëpunuar me Gjermaninë kur kishte vendosur taksën.

Derisa thotë që nëse do të ketë një qeveri Hoti, atëherë gjermanët përsëri do ta kenë aty ‘njeriun e tyre’ Haradinajn.

“Është plotësisht e qartë që Haradinaj ishte njeriu i gjermanëve dhe që taksa ishte pjesë e planit të tyre, pas Haradinajt ata e kanë Kurtin, dhe mendoj që ata tashmë një gjë e kanë të sigurtë. Nëse Kurti shkon, përmes qeverisë së Hotit (nëse bëhet), ata do të kenë përsëri Ramush Haradinajn aty”, ka thënë Covic.

Ai gjithashtu ka folur edhe për lobin shqiptarë në Amerikë duke thënë se kanë angazhuar ‘artilerinë e rëndë’ si Madeleine Albright dhe Eliot Engel.

Megjithatë thotë se dyshon që ata mund të bëjnë diçka, meqë sipas tij koha e tyre ka kaluar.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu