Popovski tregon shkaqet e krizës në Maqedoni dhe rajon

Në këtë moment është vështirë që të parashikohet kur dhe në çfarë forme do të formonin qeveri ose nëse do të vendosnin në zgjedhje të sërishme, por praktika na tregoi se më mirë është kur ka qeveri me mandat politik, e cila mund të marrë vendime edhe në bazë të vendimeve, merrni vendim sa është e suksesshme, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.

“Me siguri dimensioni ekonomik është motivuesi më i madh për stabilizim të shpejtë. Kriza politike me siguri na e ka ngadalësuar rritjen ekonomike, i cili edhe më parë ka qenë mes më të mirëve në rajon akoma mbetet i mirë, por me siguri shumë më mirë do të bënin nëse mbyllet kriza. Një ditë, do të thosha, pjesa kryesore e mbylljes së kësaj krize është zgjedhjet e zbatuara me sukses në dhjetor dhe ky ka qenë parakusht nga marrëveshja politike që e kemi arritur në vend. Në këtë moment është vështirë që të parashikohet kur dhe në çfarë forme do të formonin qeveri ose nëse do të vendosnin në zgjedhje të sërishme, por praktika na tregoi se më mirë është kur ka qeveri me mandat politik, e cila mund të marrë vendime edhe në bazë të vendimeve, merrni vendim sa është e suksesshme, tha Poposki, i pyetur kur dhe nëse Maqedonia do të bëhet me qeveri stabile.

Për atë se si i komenton akuzat për qeverinë e Gruevskit “për larje hesapesh me politikanët me opinione të kundërta ose ngulfatjen e lirive mediale”, Poposki theksoi se kjo temë keqpërdoret dhe se duhet gjërat të shikohen realisht.

Për atë se si pas pjesëmarrjes në Konferencën e sigurisë në Munih e komentoi tensionin në pjesën juglindore të Evropës dhe nëse Maqedonia është një nga pikat – vatrat, Poposki vlerësoi se zakonisht tensionet në rajon janë të ndërlidhura me mungesë të integrimit në NATO dhe BE.

“Zakonisht cilat do qoftë tensione në rajonin tonë janë të ndërlidhura me mungesë të integrimit edhe në NATO edhe në BE. Me siguri garancia më e madhe për stabilitet në rajon është nëse të gjitha vendet e rajonit janë pjesë e BE-së dhe ata që dëshirojnë të jenë pjesë e NATO-s, gjithashtu të jenë pjesë e NATO-s. Në Maqedoni nuk do të thosha se veçohet nga vendet tjera, por gjithsesi se ndjehet frustrimi nga integrimi i vonuar në NATO, i cili është dashur të ndodh në vitin 2008 dhe fakti se Maqedonia nuk ka bisedime me BE-në nga viti 2009”, theksoi ministri Poposki.

Lidhur me atë se çka mundet Kroacia të ndihmojë si anëtare e BE-së dhe NATO-s, shefi i diplomacisë së Maqedonisë theksoi se Zagrebi mund të jetë zëdhënësi më i mirë për dobinë e zhvillimit të bisedimeve për anëtarësim në Union. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu