Pozhari godet Arbana Xharrën: Ankohej se e ka burrin pa punë, tash me cilat para po jeton në Amerikë?

Gazetari dhe analisti i njohur nga Kosova, Xhevdet Pozhari, ka thumbuar në facebook ish-gazetaren Arbana Xharra, mbi një deklaratë të sajën që e ka bërë më herët për deklarimin e pasurisë, shkruan InfoShqip.

Xharra pat deklaruar se e ka burrin pa punë, ndërkohë që tash nuk e mer as pagën e vet si këshilltare e kreut të PDK-së në Kosovë, mirëpo ka kohë që Xharra po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend ku jetesa nuk është e lirë.

Ndiqni shkrimin e plotë të Pozharit:

A po e din kush se me cilat pare është t’u ndejt në Amerikë, Arbana Xharra?
Goxha u qajke se e ka burrin pa punë, e se s’ka rezerva por veç me një pagë ka jetu. Tash, as pagën si këshilltare s’po e merr. E, qysh kallxojnë jeta në Amerikë hiq e lirë nuk është.

Bash çudi! Ishalla nuk ka hy në naj rrugë të keqe…

Nashta është t’u i thy lirat që i ka fitu si nuse.” – Përfundoi Pozhari./InfoShqip.com


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu