PPD-ja e Vejselit kërcënon me padi mediat, por ai do të përballet me një skandal tjetër

Abdyladi Vejseli që pretendon se me dokumente është kryetar i PPD kërcënon me padi INA dhe gazetën Lajm, pasi që përse përmendim Faton Aliti si kryetar të PPD.

Sipas raportimeve të mediave, përçarjet në PPD janë probleme të pazgjidhura sikur në rastin e RDK-së që ka dy fraksionet midis Vesel Memedit dhe Fadil Zendelit. Edhe në këtë rast nuk ka zgjidhje në instancat e fundit ligjore.

Në kërcënimin që vjen përmes komunikatës me logo të PPD thuhet se është i fundit se siç shkruajnë “Fatoni, djali i Abdurrahmanit nuk ka qenë dhe as nuk është kryetar i PPD-së. Ndërsa pas kësaj do të pasojë padia në gjykatat e kapura nga sistemi i Sasho Mijallkovit.

Por sipas informacioneve të INA, së shpejti do të publikohen manipulimet e Abdyladi Vejselit me një media (gazetë), dosjen zyrtare të së cilës e ka mbajtur me vite të fshehur në sirtarët e firmave të tij, duke mos ia dhënë drejtuesit të asaj medie. Së shpejti do të publikohen detaje dhe ka dëshmi të forta për këtë rast skandaloz, që ka të bëjë me shkelje të rënda ligjore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu