Prag “lufte” në rajon? Rusia armatos Greqinë dhe Qipron

Tensionet në Egje duket se kanë arritur kulmin ditët e fundit, duke detyruar edhe fuqitë e mëdha ushtarakë të marrin masa.

Ndërkohë që Turqia po mban stërvitje të mëdha ushtarake, duke sfiduar Greqinë dhe Qipron, Rusia dhe SHBA-ja i janë afruar rajonit.

Në zonë gjendet edhe Flota e Gjashtë Amerikane, por ajo që ka hyrë në lojë ka qenë Rusia, e cila ka armatosur Greqinë dhe Qipron.

Lajmi është bërë i ditur nga portali rus “Sputnik”, i cili citon këshilltarin e lartë të Presidentit Putin, Vladimir Kozhin.

Në një deklaratë për mediat ruse, ai është shprehur se:

Greqia dhe Qipro janë jo thjesht vende të Bashkimit Europian, por edhe të NATO-s, dhe sipas konjukturës politike do të duhet të na evitojnë, por nuk është kështu.

Ne i kemi dorëzuar Qipros dhe Greqisë sisteme të mbrojtjes ajrore, ndërkohë që të dy vendet kanë dërguar kërkesa të reja”.

Turqia duket se i ka “treguar dhëmbët” Greqisë dhe Qipros duke nxjerrë në det luftanijet e saj luksoze.

Stërvitja e madhe ushtarake në det e Ankarasë ka vjen pasi Qipro ka njoftuar kompanitë e huaja për kërkime për gaz në zonën ekskluzive ekonomike në Egje.

Gazeta qipriote “Phileleftheros” raporton se Turqia po mban stërvitje ushtarake me anije rimorkimi e pajisje nënujore, nga 11- 18 mars dhe nga 22 deri më 29 mars.

Sipas gazetës dy prej anijeve kanë “rrethuar” Qipron.

Nga ana e vet Greqia nuk ka qëndruar indiferente, duke thënë se nëse Turqia ndërmerr hapa, situata do të degjenerojë në një incidenti të madh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu