Prej nesër fillon pagesa e “TVSH-ja ime”, tani me limit të rritur prej 2.100 denarë

Prej nesër fillon pagesa e “TVSH-ja ime” për tremujorin e parë, tani me limit të rritur prej 2.100 denarë, njoftoi nënkryetarja e LSDM-së dhe drejtoresha e Drejtorisë së të hyrave publike, Sanja Lukarevska.

“Për herë të parë do të paguajmë 2.100 denarë për të gjithë ata që kanë arritur atë nivel përmes faturave të skanuara. Gjatë ditës së nesërme, porositë e para tashmë do të paguhen. Mjetet që do të kthehen përmes kësaj mase për tremujorin e parë janë rreth 10 milionë euro dhe ato mjete janë të parapara në buxhet. Do të insistoj në çdo fillim të këtij viti që të rritet kufiri i rimbursimit të TVSH-së për personat fizik, tha Lukarevska në një intervistë për emisionin “Utrinski Peçat”.

Nënkryetarja Lukarevska, duke iu referuar aktivitetit partiak “Krah për krah”, theksoi se përmes takimeve me qytetarët dëgjohet zëri i tyre dhe vlerësohen komentet dhe vërejtjet e tyre, për të përmirësuar punën e partisë.

“Me qytetarët flasim hapur për të gjitha problemet dhe nevojat e tyre, dëgjojmë vërejtjet e tyre, kritikat me qëllim të mirë, dëgjojmë atë që kemi realizuar, atë që kemi premtuar por deri më tani nuk kemi realizuar, prandaj jemi me qytetarët të dëgjojnë më shumë e të flasin më pak dhe mendoj se deri më tani ka pasur një reagim të mirë”, tha Lukarevska, duke paralajmëruar se së shpejti LSDM do të ketë një aktivitet të veçantë, tjetër, ku do të prezantohen projektet e realizuara deri më tani, si dhe fillimi i përgatitjes së programit të ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu