Prej nesër ora policore fillon nga ora 20:00, këto janë vendimet e Qeverisë

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) të cilat parashikojnë që ora policore të filloj në ora 20:00 dhe të zgjas deri në ora 05:00 të mëngjesit. Ndërkohë si masë tjetër sot është miratuar edhe mbyllja e lokaleve dhe objekteve gastronomike, që do të hyj në fuqi nga dita e mërkurë, shkruan infoShqip.

“Versioni britanik po merr hov, andaj jemi të detyruar për masa të reja të cilat i ndërmorëm pas konsultimeve me institucionet përkatëse. Prej nesër e martë 6 prill ora policore do të filloj në ora 20:00 deri në 05:00 të mëngjesit dhe do të zgjas deri më 20 prill të vitit 2021. Ndalesë për punë e objekteve hotelierike prej 07 prill deri në 20 prill, me përjashtim të dërgesave të ushqimeve, ndalim të grupimit të më shumë se katër personave”, tha Zaev.

“Vala e fundit e virusit nuk krahasohet me valët e tjera. Vala e fundit e virusit është shumë më agresive. Në këtë valë po perkën edhe gjeneratat e reja, andaj është shumë e rëndësishme që të kufizohen kontaktet. Apelojmë, qëndroni në shtëpi. Këto masa po i ndërmarrim në prag të festave për të shmangur pasojat më të mëdha dhe të ulim presionin ndaj punonjësve shëndetësorë”, tha Zaev derisa paralajmëroi se procesi i vaksinimit do të vazhdoj.

– Prej 6 deri në 20 Prill 2021, ndalimi dhe regjimi i veçantë i lëvizjes së qytetarëve në territorin e Maqedonisë së Veriut , nga ora 20:00 deri në 05:00 të ditës tjetër.
– Prej 7 deri në 20 Prill 2021, ndalim i plotë për vizitorët / mysafirët në të gjitha objektet hotelierike – kafene, restorante, bare, klube, si dhe në restorantet e ushqimit të objekteve hotelierike për akomodim, hotele, motele, hostele, shtëpi konviktesh ose gaz stacione. Ato ambiente hotelierike që përgatisin dhe shesin ushqim mund të dorëzojnë ose mundësojnë që porosia të merret jashtë objektit hotelierik (stendë / banak).
– Prej 7 deri në 20 Prill 2021, ndalim i plotë për vizitorët / mysafirët në të gjitha bastoret. Puna e dyqaneve të bastoreve duhet të mundësohet ekskluzivisht duke kryer shërbim sporteli (sportel / stendë /), dmth. Pjesa hotelierike në pikat e bastoreve, si dhe në kazinotë, duhet të mbyllet për vizitorët.
– Prej 6 deri në 20 Prill 2021, ndalim i plotë për vizitorët dhe mysafirët në të gjitha palestrat, klubet e fitnesit, qendrat sportive dhe palestrat e destinuara për stërvitje- ushtrime.
– Prej 6 deri në 20 Prill 2021, organizimi, mbajtja dhe pjesëmarrja, në çdo lloj seminari, trajnimi, punëtori, kurse, konferenca dhe ngjarje të tjera të këtij lloji janë të ndaluara.
– Qytetarët të cilët janë imunizuar / vaksinuar në qendrat e vaksinave për një periudhë kohe menjëherë para fillimit të ndalimit dhe regjimit të veçantë të lëvizjes, lejohen të kthehen në vendbanimet e tyre, vendbanimet, bazuar në vërtetim të vaksinimit.
– Fermerët lejohen të lëvizin në bazë të lejeve nga njësitë rajonale dhe shtabet-selitë komunale të krizës në tregjet dhe përsëri nga tregjet, në fusha dhe të ngjashme.
– Gjatë ndalimit , të gjithë qytetarët që jetojnë në ndërtesa banimi kolektiv dhe që kanë kafshë shtëpiake (qen) janë të lirë t’i nxjerrin nga shtëpitë e tyre në mbrëmje për një orë, duke filluar nga 22:00 deri në 23:00, deri në 100 metra nga ndërtesa ku ata jetojnë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu