Prej nesër sërish çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës në Maqedoni sot miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,43% në raport me vendimin e datës 12.10.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të ЕUROSUPER BS 95 nuk ndryshojnë, ndërsa ЕUROSUPER BS 98 ka rritje për 0,50 denarë/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) dhe EKSTRA I LEHTË (EL-1), ka ulje për 0,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të MAZUTIT M-1 SU ka ulje për 0,886 denarë/kilogram.

Këto janë çmimet nga mesnata:

Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 89,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 91,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 103,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 98,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 51,034 (denarë/kilogram)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu