“Vota juaj do të jetë përgjigjja më e mirë për ata që bëjnë premtime boshe e shesin mjegull”, deklaronte Musa Xhaferi, BDI (22.04.2014). Kështu premtonte Musa Xhaferi si zëvendëskryeministër në 2014-tën, vit zgjedhor kur edhe kandidaonte për deputet nga radhët e BDI-së.
Shprehej po ashtu se “BDI është dëshmuar si forcë që atë që e thotë edhe e bën”. Edhe pas këtyre zgjedhjeve BDI doli fituese dhe u bë pjesë e Qeverisë, por shumë projekte të cilat premtoheshin që atëherë, as sot nuk janë përmbushur, ose janë në fazë realizimi.
Tani, Xhaferi, si pjesë e të ashtuquajturit “grup i zjarrit”, akuzon qeverinë se ka dështuar në realizimin e projekteve te vendbanimeve shqiptare. Po çfarë premtonte Musa Xhaferi deri sa ishte zëvendëskryeministër, posti më i lartë që partia shqiptare kishte në kuadër të Qeverisë?