Presidenti grek Prokopis Pavlopulos mbrëmë sërish i ka bërë thirrje Republikës së Maqedonisë, “të ndaloj të përhap irredentizëm me çka e varros rrugën e saj euroatlantike”, njofton InfoShqip.
Pavlopulos mbrëmë ka pranuar reprezentacion e hendbollit, i cili në fillim të muajit u tërhoq dhe nuk luajti ndeshjen me reprezentacionin e Maqedonisë nga shkaku se lojtaret nga Maqedonia mbanin fanella në të cilët shkruante “Republika e Maqedonisë”.
Presidenti grek I uroi hendbollistet për veprimin e bërë pasi që sipas tij ato kanë mbrojtur atdheun e tyre dhe sportin. Javën e ardhshme në Shkup pritet të vijë edhe shefi I diplomacisë greke Nikos Kocijas, për negociatat për kontestin me emrin./InfoShqip.com