Presidenti i La Liga vazhdon me sulmin e tij: “Pra po me thoni se Agnelli qe fallcifikon bilance deshiron te behet”

Nuk kane te ndalur sulmet e Presidentit te La Liga, ne drejtim te Agnellit dhe te Juventusit per skandalin qe ka plasur te keta te fundit.

Ai diten e djeshme ka dashur te ndalet perseri te kjo histori, duke treguar edhe njehere se nje njeri si Agnelli nuk mund te flase dot per te ardhmen e futbollit.

“Pra, Agnelli do te ishte lideri europian i Superliges? Nese ka qene i afte te prezantoje mashtrime financiare dhe bilance fallco, apo te genjeje me plusvalencat, kjo do te ishte qendrueshmeria finaciare e Superliges?”

Keshtu e ka nisur fjalen e tij Javier Tebas, nderkohe qe edhe njehere tjeter ka dashur te ndalet te Juventusi.

Ai ka vazhduar edhe me tej: “Se kush eshte fajtor do e vendose gjykata Italiane. Por te kerkosh qe te fitosh kompeticione me cdo kusht ka derguar Juventusin ne kete pike”.

“Kane fallcifikuar bilancet per te hedhur hi te syte e aksionereve te saj. Kur thuhet dhe kur akuzohet UEFA se eshte e korruptuar, po tani, cfare do te thone?”

“Mbase te korruptuarit jane me shume ne shtepine e tyre sa diku tjeter. Nuk e di nese nje njeri si Agnelli mund te dale dhe te thote se mund te realizoje nje projekt te tille.”

“Flasin per korrupsion te UEFA, por a mund ta thote dot nje njeri si ai kete gje? Pas gjithe kesaj qe ndodhi?”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu