Presidenti i La Ligas e tregon të vertetën e largimit të Ronaldos

Presidenti i La Liga në Spanjë, Javier Tebas ka zbuluar arsyen e vërtetë të transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madrid, te Juventus në Seria A.

Këtë e ka bërë gjatë një eventi univeristar, ku ka thënë se Ronaldo është larguar për arsye financiare dhe problemet fiskale që ka patur.

“Ronaldo u largua në Itali për arsye fiskale, për shkak të rregullave të reja, ai do të arkëtojë më shumë të ardhura sesa në Spanjë. Real Madrid e kishte shumë të vështirë të konkuronte me këtë fenomen, dhe ndonëse do të ketë patur edhe aryse të tjera, ky ishte një motiv madhor”, deklaroi Tebas.

Pikërisht në lidhje me fenomenin e largimit të yjeve nga Spanja, sikurse është edhe rasti i legjendarëve Andres Iniesta dhe Fenrnando Torres, që të dy të transferuar në Japoni, kreu i La Liga, Tebas deklaroi:

“Disa vite më parë do të isha shqetësuar shumë për largimin e menjëhershëm të kaq shumë yjeve. Nëse shqetësimi do të përshkruhej në masë, atëherë mund të them 9/10. Por tani, me imazhin e markës që kemi, mund të them se shqetësohem vetëm 4/10”. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu