Presidenti i Shqipërisë Meta takon në Sarajevë xhudistët nga Kosova

Trajneri i Xhudos, Toni Kuka, së bashku me xhudistët Majlinda Kelmendi, Loriana Kuka, dhe Akil Gjakova, kanë takuar Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.

Takimi mes xhudistëve nga Kosova dhe kreut të shtetit shqiptar është bërë në kryeqytetin e Bosnje e Hercegovinës, në Sarajevë.

Me këtë rast Kuka ka shprehur kënaqësinë e këtij takimi.

Postimi i Toni Kukës:

“Çfarë takimi i bukur e domethanës për ne me Presidentin Meta!

Bashçarshija e Sarajeves sot merrte frymë Shqip

Takim motivues për garuesit tonë drejt sfidave të reja!”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu