Presidenti Trump e gënjen keq Kim Jong-Un, anulon takimin në Singapor (FOTO)

Shtëpia e Bardhë sapo ka lëshuar në publik një shkresë nga Presidenti Trump, e cila i drejtohet liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-Un, raporton EkonomiaSot.

Në letër, Presidenti Trump e njofton liderin e Koresë Veriore se e ka anuluar takimin e paraparë të mbahet me 12 qershor në Singapor. Takim ky i cili ishte në vazhdën e takimeve tri-palëshe në mes të SHBA, Koresë Jugore dhe Koresë Veriore, me qëllim të ndalimit të programit të armëve nukleare nga ana e kësaj të fundit.

Si arsye për këtë anulim, Presidenti Trump thekson se ka qenë gjuha e ashpër dhe armiqësia e hapur ndaj SHBA-ve në komunikatat e Koresë Veriore. Ai më tutje thotë se “Ju flisni për kapacitetet tuaja nukleare, por tonat janë aq masive dhe të fuqishme, sa që i lutem Zotit që të mos kemi nevojë t’i përdorim.

Në vijim të letrës, Trump gjithashtu e falënderon Jong-Unin për lirimin e pengjeve amerikane, gjest të cilin thotë se e vlerëson shumë.

Me gjasë që ky ka qenë plani i Trump-it që nga fillimi. Pasi arriti qëllimin e lirimit të pengjeve, tani me këtë veprim e ka deklasuar totalisht liderin grindavec të Koresë Veriore. /EkonomiaSot


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu