Presidentja e Kroacisë nuk përmbahet, shikoni momentin kur shpërthen në lotë gjatë takimit të lojtarëve (VIDEO)

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic, ka ndjekur nga afër sot finalen e Kroacisë dhe Francës në Botërorin 2018.

Duke qëndruar pranë presidentit të Francës, Emmanuel Macron , Presidentja kroate është parë të jetë shumë emocionale.

Pasi Kroacia humbi nga Franca me rezultatin 4-2, ajo u afrua t’i përqafonte lojtarët, teksa uroi edhe të parin e Francës për titullin Kampion Bote në futboll.

Por jo vetëm kaq, Kitarovic ka shpërthyer në lot në përfundim të ndeshjes. Ajo edhe ngushëllonte, por edhe përgëzonte lojtarët e Kombëtares.

Duket se përpos se ka qëndruar shumë afër lojtarëve gjatë gjithë kampionatit, ajo ka qenë edhe emocionalisht shumë e lidhur me këtë Botëror 2018 që u zhvillua në Rusi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu