Pretendimi grek: SHBA na duan lider në rajon

Athina zyrtare ka nisur të propagandojë si shumë të veçantë dhe me një rëndësi thelbësore Marrëveshjen e saj të Bashkëpunimit dhe Mbrojtjes Reciproke me SHBA, firmosur pak ditë më parë në Uashington.

Kryedioplomati Nikos Dendias, ka përcjellë përmes një interviste për Kathemirini-n komentet për rëndësinë e këtij akti. Dendias nënvizon se duke qenë se për SHBA aktualisht interesat kryesore janë në zonën e Indo-Paqësorit, më pas në Lindjen e Mesme dhe së treti në Europë, marrëveshja në fjalë fiton tjetër optikë dhe i jep Greqisë tjetër peshë.

Ai i përshkruan marrëdhëniet e tanishme mes të dyja vendeve si ngritura në një nivel të paprecedent duke konsideruar edhe se përhapja e forcave amerikane në Greqi injoron rolin e mbivlerësuar sipas tij të Turqisë në rajon.

“Përfundimi im bazik nga takimet në SHBA është se…është skajshmërisht pozitive për interesat tona kombëtare që SHBA e konsideron vendin tonë me rëndësi speicale. E sheh Greqinë si një vend të aftë të luajë një rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor dhe pranimin e vendeve të këtij rajoni në BE”, ka thënë Dendias, duke vënë në dukje se SHBA nuk ka asnjë marrëveshja dypalëshe të tillë në Europë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu