Pretendimi: Zgjedhjet e 17 tetorit, rikthim i LDK-së

Lumir Abdixhiku, pasues i Isa Mustafës, e ka vlerësuar si rikthim të LDK-së procesin zgjedhor të së dielës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës ka thënë partia e tij 17 tetorin do ta kujtojë me krenari, siç i kujton zgjedhjet qëndrore të 14 shkurtit si mësim.

“Si LDK, 17 tetorin do ta kujtojmë me krenari; siç e kujtojmë 14 shkurtin si mësim. Njerëzit e Kosovës na vlerësojnë kur jemi të drejtë, siç na largohen kur s’jemi të tillë – dhe kjo është vlera më e mirë e demokracisë.Veprimtarët tanë i falënderoj për rezultatin e arritur. Një rikthim vërtetë i madh”, ka shkruar ai në një status në FB.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu