Priti Vitin e Ri në Tiranë me shqiptarët, serbi “tërbon” Beogradin me deklaratën e tij (VIDEO)

Mes shumë qytetarëve shqiptarë që pritën Vitin e Ri në sheshin “Nënë Tereza”, ishte edhe një djalë i ri serb i cili duket se ka zgjedhur pikërisht Tiranën për të pritur ndërrimin e viteve.

I riu në fjalë, identiteti i të cilit nuk dihet ende, këtë e ka treguar vetë përmes videove që ka postuar në kanalin e tij në YouTube.

“Unë jam një djalë serb. Kjo është hera e dytë që vij në Shqipëri. Kam qenë edhe më parë dhe kam udhëtuar nga jugu në veri”. e nis rrëfimin e tij i riu në videon që ka postuar pak para mesnatës së 31 dhjetorit

Siç e shpjegon edhe ai vetë më pas, në një tjetër video, serbi ka mbetur i mahnitur nga mikpritja dhe atmosfera festive e shqiptarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu