Prodhuesi i dronëve Bayraktar vlerëson aftësitë e ushtarëve ukrainas në përdorimin e dronëve turq

Baykar Makina, e cila prodhon dronët luftarakë Bayraktar TB2, të përdorura në mënyrë aktive për të kundërshtuar agresionin rus nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, ka monitoruar përdorimin e UAV-ve të tyre në Ukrainë, duke vënë në dukje aftësitë e mëdha të ushtrisë ukrainase, transmeton InfoShqip.

Para luftës, ne kishim trajnuar operatorë ukrainas, kështu që tani ata po përdorin me mjeshtëri dronët. Unë i ndjek operacionet e tyre nga lajmet dhe shoh efektivitetin e tyre. Sigurisht, bazuar në reagimet nga fusha e betejës, janë bërë përmirësime. Ju duhet të përmirësoni vazhdimisht dhe për shkak të dinamikës në fushën e betejës dhe mjedisit në të cilin ata veprojnë, kjo punë nuk ndalet kurrë. Dëshiroj të theksoj se operatorët tuaj bëjnë më të mirën e tyre dhe shfaqin aftësi vërtet të mira në fluturimin e dronëve“, tha Haluk Bayraktar.

Ne, si prodhues dhe miq të Ukrainës, jemi shumë krenarë që Bayraktar TB2 është bërë një nga simbolet tuaja. Ne vërtet u përpoqëm të mbështesim teknikisht ukrainasit, për të ndihmuar ushtrinë tuaj të shtrydh sa më shumë që të jetë e mundur nga këto sisteme në mënyrë që ata të jenë efektiv në luftime”, tha Haluk Bayraktar.

Gjithashtu, CEO i Baykar Makina, Haluk Bayraktar, ishte si pjesë e një delegacioni zyrtar i kryesuar nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan që vizitoi Ukrainën./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu