Profesoresha nga Kosova kursen 15 vjet për të shkuar në Haxh

Profesoresha e muzikës Ajmone Dhomi, ka kursyer para gjatë 15 vjetëve për të shkuar në Haxh.

Dhomi, e cila ka shkruar disa libra shkollorë për muzikë, thotë se jeta e saj nuk do të ndryshojë edhe pas kthimit nga Haxhi.

Ajo thotë se gjyshen e ka pasur me fakultet teologjik para 100 viteve, dhe se para 50 viteve axha i saj e ka kryer medresen.

“Kështuqë edhe familje arsimdashëse edhe besimtarë të devotshëm”, shprehet ajo për REL.

Ajo thotë se ka agjëruar e është falur, por ka pasur shumë dëshirë edhe të shkojë në Haxh.

“Ju kam friku që një ditë vjen pensioni, e komeditë qysh vijnë punët e s’kam me pasë kushte materiale me shku. Kështuqë para 14-15 vjetëve këto para i kam nda në bankë dhe tash i paska ardhë kismeti me shku”, ka thënë ajo.


1 Koment

  1. Lumja ty qe ke ne koke dhe ne zzemer. Vetem ajo do te ngeli nga pasuria e kesaje bote. E di qe shume vte qe nuk kane lidhje me islamin do te perbuzin ty, por ata jane te perbuzure nga Zoti. Zoti n ta pranofte Haxhin dhe jo vetem ty.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu