Profesorja i përmisoi notat djalit të presidentit kroat, lajmi bën bujë në Kroaci

Profesoresha e matematikës, që i korrigjoi notën përfundimtare djalit të presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, në gjimnazin klasik të Zagrebit, ka marrë një paralajmërim para se të shkarkohet, raportojnë mediat kroate.

Siç konfirmojnë për “Telegram” dy burime reciprokisht të pavarura, këtë masë mësueses ia ka shqiptuar drejtoresha e shkollës së mesme klasike, Zdravka Martiniq-Jerçiq. Profesorja ka akuzuar drejtoreshën se ajo ka “korrigjuar notat nën presionin e saj”.

Vërejtja me shkrim në formë të vërejtjes para largimit nga puna vjen pas konstatimeve të inspektimit arsimor në të cilin drejtorit i është sugjeruar që t’i shqiptohet vërejtje me shkrim mësuesit të matematikës.

Siç mësohet “Telegram”, drejtoresha e ka qortuar mësuesen e matematikës para se të pushohej nga puna për ndryshimin e mëvonshëm të notës përfundimtare. Mediat kroate këtë aferë e kanë quajtur “Jep pesë”./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu